Një shtetas francez ka nisur një betejë ligjore në një rast të pashembullt kundër qeverisë së tij.

Jean-Noel Frydmam, i cili jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara, paditi në gjykatën e Virxhinias autoritetet e vendit të tij, pasi këto të fundit i morën nën kontroll faqen e internetit me domian France.com.

Frydman e kishte regjistruar këtë domain që në vitin 1994. Në vitin 2015, Qeveria franceze ndërmori një nismë ligjore për të marrë nën kontroll këtë faqe. Dy vite më vonë, një gjykatë vendosi në favor të qeverisë dhe kjo e fundit nisi të lobojë tek “web.com”, ku ishte regjistuar domaini në fjalë për të marrë kontrollin e faqes.

Tani, Frydman, që përmes kësaj faqeje kishte ngritur një biznes agjenci turistike, thotë se qeveria e vendit të tij i ka marrë faqen pa e lajmëruar dhe për më tepër në mënyrë të paligjshme, pa i kërkuar më parë licencimin, apo ofruar një shumë për ta blerë.

Ai shpreson që me padinë e ngritur në Virxhinia të rifitojë kontrollin e faqes.

“Kjo që më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo”, thotë ai.

Top Channel