Parku i Liqenit të Vaqarrit shumë shpejt pritet të kthehet në mushkërinë e tretë për kryeqytetin.
Biznese dhe institucione shtetërore dhuruan 4 mijë pisha të zeza dhe të buta, të cilat do të mbillen në këtë park. Nismës iu bashkua edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila kontribuoi në mbjelljen e pemëve në kujtim të 42 ushtarakëve të rënë dëshmorë në misione të ndryshme.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se, pavarësisht profesionit, t’i shërbesh qytetit është një detyrë qytetare që duhet të bëhet nga të gjithë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për
modelin që ka sjellë në krye të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një
kontribut të vlefshëm edhe për brezat e ardhshëm të qytetit.
Top Channel