“Prej teje kam jetën për herë të dytë”, nënë e bijë do t’ju përlotin me historinë e tyre

28/04/2018 23:27

Historia e fundit që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Edës dhe mamasë të saj.

Një histori plot dashuri dhe sakrifica që vetëm një nënë mund të bëj për fëmijët e saj. Kur Eda ishte vetëm 21 vjeç i kishin nisur problemet shëndetësore. Pas shumë analizash që kishte bërë, ajo kishte mësuar se kishte probleme me veshkat.

Njëra prej tyre ishte tharë ndërsa veshka tjetër nuk funksiononte mirë. Doktorrët i kishin thënë që ajo kishte vetëm dy mundësi, ose të bënte dializë ose një transplant. Eda kishte vendosur t’i nënshtrohej operacionit dhe të bënte transplant veshkën, të cilën ia kishte dhuruar mamaja e saj.

Operacioni kishte përfunduar me sukses dhe për të falenderuar mamanë e saj për sakrificat që kishte bërë, Eda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Eda iu drejtua mamasë së saj: “Të kam sjellë sot këtu, për të falenderuar ty dhe babin për çdo sakrificë që keni bërë. Jam e lumtur dhe falenderoj Zotin çdo natë që jam lindur nga dy prindër si ju. Unë ju premtoj se do qëndroj pranë jush, siç më keni qëndruar ju mua kur unë kisha nevojë.”

Përgjigja që erdhi nga mamaja e Edës ishte: “Çdo nënë do ta bëntë këtë sakrificë për fëmijën e saj. Eda është një mrekulli dhe bën të lumtur çdo njeri.

Ajo ka qenë krahu im i djathtë për çdo gjë. Më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë. Eda është shpirti im binjak!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA