Arrestohet i kërkuari për trafik droge dhe bashkëpunëtori i tij

28/04/2018 08:52

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, për të cilën Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg është kapur nga seksioni i narkotikëve në Policinë e Shtetit.

Gjatë arrestimit të tij, janë sekuestrohet 891.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, krehër pistolete me 6 fishekë model 56 dhe 4 aparate celularë.

Gjithashtu arrestohet nga policia dhe shtetasi i cili i kishte lënë në përdorim banesën, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet lëndë narkotike.

Shtetasi i arrestuar ishte 34-vjeçari Hajri Mamica nga Kamza, ndërsa personi që i kishte lënë në përdorim banesën ishte Françesko Rrapushi, 26 vjeç, që gjithashtu përfundoi në prangat e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA