Range Rover 4×4? Jo, është 6×6 (Foto)
27/04/2018 09:57
T.Fotiadis Design ka krijuar një Range Rover që do ta prezantojë fillimisht në Spektaklin e Jahteve në Monako.
E lexuat mirë, te jahtet! Kjo makinë do të futet mes jahteve pasi është një 6×6 dhe krijuesi i saj merret me mjete lundruese. Për këtë arsye i ka vënë edhe emrin SLT (Superyacht Land Tender).
Ky mjet do të shërbejë që pasanikët të udhëtojnë më rehat në vendin ku kanë “parkuar” jahtin.
Top Channel