Teksa shumë njerëz do ta godisnin grabitësin me çfarë të mundnin, një indian në Britani e ka gjuajtur me spec djegës pluhur.

Edhe pse mund të duket qesharake, edhe ky veprim ka pasur efektin e tij, pasi nëse ky pluhur të bie në sy të shkakton dhimbje të forta.

Kamerat e sigurisë tregojnë grabitësin Paul Christian Callaghan që hyn me një thikë në dorë në një dyqan që menaxhohet nga një çift indian në Middlesbrough.

Ai ka hasur në rezistencën e çiftit, të cilët fillimisht e kanë goditur me karrige dhe një patericë, e më pas bashkëshorti filloi t’i hidhte në fytyrë pluhur speci djegës për ta çoroditur 45-vjeçarin që po mbante një thikë në dorë.

Paul Christian Callaghan pasi mori arkën e parave doli jashtë të largohej me biçikletë, por çifti nuk e ka lënë të qetë derisa 45-vjeçari është ndaluar nga policia.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA