Auron Tare, kryetar i Këshillit Shkencor dhe Teknik të Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s

25/04/2018 09:07

Në selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturorë Nënujore Botërore, u mbajt mbledhja e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente, gjatë së cilës u zgjodh Auron Tare kryetar i këtij organizmi.

Votimi ishte unanim, pa asnjë votë kundër, në prani edhe të Sekretariatit si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Pasurive Botërore të UNESCO-s.

Ky pozicion i lartë 4-vjeçar mbahet për herë të parë nga një shqiptar dhe vjen si rezultat i angazhimit të gjatë të Auron Tares në kërkimet dhe zbulimet e anijeve të mbytura historike.

Top Channel