Suedia dhe vendet skandinave janë ndër të parat vende anëtare të BE që bëjnë të ditur se mbështesin Shqipërinë në hapjen e negociatave.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndodhen në Talin të Estonisë, në samitin e krerëve të parlamenteve të BE-së, një mundësi e mirë për takime dy palëshe për të kërkuar mbështetjen për negociatat.
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin gjatë takimit me Ruçin u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjithashtu, Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, Ankie Broekers-KNOL.
Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.
Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.
Top Channel