Porsche përgatit revolucionin me Mission E (Foto)
23/04/2018 11:26
Porsche po i jep dorën e fundit modelit të tij më radikal në 87 vite histori të markës.
Mission E do të jetë makina e parë e gjitha elektrike e Porsche dhe do të shërbejë si shembull për mjetet e së ardhmes që do të prodhojë kjo markë e famshme.
Porsche Mission E do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa klientët mund ta kenë në garazh në fund të vitit 2019.
Mësohet se kjo makinë do të shkojë nga 0 në 100 km/h për 3.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
Top Channel