Shekulli i 20-të ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët. Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat, që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.

Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake? Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo.

FOTO GALERI
4/6
“Flying Platform”. Platformat fluturuese, projektet e para të tyre për llogari të ushtrisë datojnë që në vitet e para të shekullit të 20, fillimisht në Europë e më pas në Shtetet e Bashkuara. Një sërë prototipesh u ndërtuan nga Lackner Helicopter CO. Projekti i braktis kur u provua se drejtimi i këtyre platformave personale ishte tejet i vështirë për t’ua mësuar ushtarëve të thjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA