Liverpool çoi dëm një fitore që do ti siguronte vendin e tretë në Premier League, teksa është ndalur në barazimin 2-2 nga skuadra e fundit në renditje, West Bromwich Albion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shpërtheu që në startin e takimit, kur Ings i cili ishte në fushë që nga minuta e parë, shfrytëzoi një pasim nga Vijnaldum, për të çuar topin në rrjetë që në minutën e 4. Vendasit e patën shumë të vështirë të reagonin, ndërsa Liverpool e dyfishoi rezultatin në minutën e 72, me të zakonshmin Salah, me golin e 31 sezonal.

Nga ky moment Liverpool ra në një gjumë të thellë, nga i cili përfitoi WBA, që në harkun e 10 minutave barazoi rezultatin. Fillimisht ishte Livermore që minutën e 79 që shtyu topin në rrjetë në një aksion të nis nga këndi. Po nga këndi erdhi edhe goli i barazimit me Rondon, që me kokë mposhti portierin Karius.

Liverpool mban vendin e tretë me 74 pikë, 3 më shumë se Tottenham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA