Brenda godinës së Google në Gjermani (Foto)

21/04/2018 00:56

Gjiganti i teknologjisë, Google mendon vazhdimisht për t’u krijuar ambiente sa më komode dhe çlodhëse punonjësve të tyre.

Kjo duket qartë edhe në projektin që është duke përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithçka është vërtetë fantastike.

Megjithatë, nuk mbeten pas as ambientet e Google, në Gjermani, që janë hapur prej vitit 2001 dhe në to punojnë rreth 500 punonjës. Bëhet fjalë për një godinë 5-katëshe në Gänsemarkt, qytetin e vjetër të Hamburgut.

Çdo kat ka arkitekturë të ndryshme nga të tjerët, ndërsa kati i 5-të i është përkushtuar sportit, pasi ka një fushë golfi, një ping-pongu dhe një palestër të madhe dhe të kompletuar.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri ambientin në të cilin punojnë stafi i njërës prej kompanive më inovative në botë.

FOTO GALERI
8/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA