Prej disa orësh në Gjykatën e Apelit të Shkodrës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj 11 kuksianëve që mbahen ende në burg për protestën në Rrugën e Kombit.
Situata paraqitet ndryshe nga ajo e Tiranës, ndërsa në Shkodër kanë shkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.
Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit ka një grumbullim njerëzish që kërkojnë lirimin e 11 personave të arrestuar.
“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.
Mësohet se janë marrë në pyetje të 11 të arrestuarit, por edhe personat që u lanë në seancën e parë me detyrim paraqitje.
Top Channel