Charlize Theron: Shtova 22 kg për rolin dhe kalova në depresion (Foto)

19/04/2018 14:19

Femrat në ditët e sotme bëjnë gjithçka që të humbin kile nga pesha e tyre që të kenë një trup perfekt, por ka nga ato që “shqyhen” për të shtuar disa kile: madje plot 22 kilogramë.

Aktorja hollivudiane, Charlize Theron ka shtuar plot 22 kg për të interpretuar rolin e saj “Tully” të një nëne mbipeshë, gjë që e ka detyruar në shumë raste të ngrihej në orën 2 të natës për të ngrënë ushqime kalorike.

“Dëshiroja të ndihesha si një grua e tillë ndihet realisht dhe mendoj se ishte rruga më e mirë që ta përafroja sa më shumë me rolin”, u shpreh bururoshja nga Afrika e Jugut. “Ishte një surprizë e madhe për mua. Pësova një depresion të madh, sepse për herë të parë në jetën time kam ngrënë aq shumë ushqime kalorike dhe kam pirë aq shumë sheqer. Nuk ka qenë dhe aq kënaqësi për mua ky rol”, zbuloi në intervitë e saj Charlize Theron.

Aktorja tregoi se i duhej të që gjatë gjithë ditës, madje dhe natës të konsumonte shumë ushqime, duke mos i bërë naze asnjë lloj ushqimi. Charlize tregon se 3 javët e para ishin dëfryese, por më pas gjithçka ishte shumë e vështirë. “Kujtoj që më binte alarmi në mes të natës dhe më urdhëronte që të mbaja peshën”, shtoi ajo më tej.

Fituesja e Çmimit Oscar tregoi se problemin më të madh e kishte me dy fëmjët e saj, Jackson 6 vjeçar dhe August 2 vjeç, të cilët mendonin se nëna e tyre ishte shtatzënë: “Kujtonin se prisja një bebe, duke parë barkun tim. Por pjesa më e keqe ishte rënia sërish nga pesha. U desh një vit e gjysmë dhe për mua ishte një ferr”, tha Charlize Theron.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA