Daizie Kerr, 27 vjeçe do të martohet në shtator dhe kishte prenotuar pushimet e muajit të mjaltit në Ibiza për të cilën kishte paguar plot 4 mijë dollarë për “vilën luksoze”.
Ajo pa në internet foto fantastike të një hoteli me pamje nga deti në një faqe uebi.Pagoi direkt përmes bankës por “shitësi” nuk po i përgjigjej më. Faqja e internetit më pas paralajmëroi se dyshohet për një mashtrim.
Daizie, parukiere me profesion, futi në Google adresën dhe zbuloi se në fakt bëhej fjalë për një parkim makinash. Ajo dhe i dashuri Thomas Myers, 27 vjeç jetojnë në Australi dhe do të martohen në Shtator.
“E di që njerëzit nuk janë aq budallenj sa mua, por e bëj publike pasi dua që njerëzit të kenë kujdes me prenotimet. Emaili duket legjitim. Më dha një numër bankar dhe transferova shumën për të kompletuar prenotimin”, thotë Daizie.
Ajo rrëfen më tej se shitësi u tregua mjaft ndihmues. Por sapo bëri pagesën, dy ditë më pas ai nuk u përgjigj më. “Ishin kursimet tona të dy viteve. Në shkurt i fejuari im theu klavikulën dhe dorën dhe për dy muaj nuk mund të punojë”, shton parukierja.
Top Channel