Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka marrë ende “ok”-in e UEFA-s për stadiumin e ri në Prishtinë. Ndriçimi, siguria, transmetimi televiziv dhe disa ambiente që duhet t’i shtohen impiantit, janë disa nga pikat që kanë shtyrë inspektorët e UEFA-s që të bëjnë vërejtje.
Por, FFK-ja këmbëngul nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm se, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për Kosovën, në mënyrë që t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese në shtator dhe se nuk do të udhëtojë më në Shkodër drejt stadiumit “Loro Boriçi”.
Pak gjasa ka që ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë ndeshja hapëse e stadiumit të ri, ndaj dhe kjo përballje miqësore do të luhet jashtë.
Sipas FFK-së, mund të quhet një dështim për FIFA-n dhe UEFA-n për të pranuar një anëtar të ri, i cili nuk ka një fushë, e për këtë arsye kritikat bëhen me qëllim pozitiv. Nga ndërkombëtarët është dërguar edhe një listë me pika për përmirësimin e impiantit.
Top Channel