Një sasi prej 146 kilogramë kanabis i sekuestrua prej departamentit të antidroges në vendin e quajtur Vergjina në afërsi të Verias në Greqine Veriore.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa greke në zonën kufitare në afërsi të Kakavijës.

Antidroga e Janinës pasi e ndoqi në distancë prej gati 200 kilometrash, në aksin Egnatia, që lidh Janinën me Selanikun, ndërhyu në momentin që transportuesi i drogës, një 47-vjeçar grek, po ia dorëzonte ngarkesën një 35-vjeçari shqiptar, duke bërë të mundur bllokimim e lëndës narkotike dhe arrestoi në flagrancë dy trafikantët.

Prej verifikimit, rezultoi se dy personat e arrestuar do ta dorëzonin lëndën narkotike në duart e një organizate që e trafikonte atë në zonën e Greqisë së Veriut.

Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Verias, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që departamenti i antidrogës së Janinës vijon hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.

Më herët, një sasi prej 121.5 kg kanabis u sekuestruan këtë të hënë prej Antidrogës greke, në vendin e quajtur Parapotamo, në afërsi të Igumenicës.

Burime policore thanë se autoritetet kishin informacion për trafikun e lëndës narkotike, ndaj po monitoronin zonën kufitare mes dy vendeve në Parapotamo.

Gjatë operacionit, në të cilin morën pjesë forcat speciale të policisë, u bë i mundur arrestimi i një 37-vjeçari shqiptar, si dhe një 50-vjeçari grek, automjeti i të cilit do të përdorej për transportin e lëndës narkotike drejt Athinës, që ishte edhe destinacioni përfundimtar i drogës.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një zonë me pyje të dendura, në momentin që dy të arrestuarit po tentonin ta ngarkonin në automjetin e grekut. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas shqiptar, anëtar i së njëjtës organizatë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA