Premiera e “Rampage” në SHBA, miliona dollarë fitime në fundjavë

16/04/2018 11:01

Ikona e filmave aksion, Dwayne Johnson, rikthehet në ekranin e madh të kinemasë.

Në “Rampage” sëbashku me mikun e tij më të mirë, gorillën gjigante, ai do të luftojë kundra përbindëshave në shpëtim të një qyteti.

Kafshë gjigante, një qytet i rrezikuar dhe një furi përbindëshash janë në qendër të aksionit “Rampage”, që kryesohet nga një prej emrave më të mirë të Hollywood të zhanrit aksion.

Që në vitin 2009, gjiganti kinematografik Warner Bross bleu të drejtat e lojës së famshme Rampage, aq popullore që prej vitit 1986. Për shumë vite, punoi që të sillte një fantashkencë të tillë, një film që tashmë po shfaqet aktualisht si një premierë botërore në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

Në Amerikën e Veriut ‘Rampage” po kryeson klasifikimet, i ndjekur nga “A quite place”, duke mbledhur rreth 200 mln dollarë në Box Office gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA