Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi se ka shkarkuar 46 punonjës të Hipotekave dhe ALUIZNI-t, pas ankesave të qytetarëve në portalin Shqipëriaqëduam.al.
“Përgjatë një periudhe 5-mujore, 272 ankesa të ardhura në në platformën e bashkëqeverisjes në adresë të Hipotekës apo ALUIZNI-t janë zgjidhur me rezultate konkrete për qytetarët, të cilët janë pajisur me dokumentin e pronësisë. Ankesat u zgjidhën brenda 10 ditësh, pasi ishin sorollatur me vite të tëra. Por, e dimë që ka brenda Hipotekës dhe ALUIZNI-t ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe largojmë së bashku”, deklaroi Gjonaj.
Përveç shkeljeve administrative, ministrja Gjonaj tha se të shkarkuarit do t’i dërgohen Prokurorisë nëse do të gjenden elementë të veprës penale.
Top Channel