Ferrarri për të dytën garë radhazi do t’i ketë makinat në lijën e parë të nisjes dhe një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 2006. Por pavarësisht këtij rezultati për skuadrën, Kimi Raikkonen nuk është shumë i kënaqur.
“Nuk shkoi keq, por jo edhe aq mirë sa për të arritur pole position. Vendi i dytë nuk është ai që kërkoja, por do të provoj të bëj më mirën në garë”, tha në konferencën shtyp piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen.
“Do të përpiqemi të përmirsohemi, sepse ëshët një garë shumë e gjatë dhe duhet që të qëndrojmë larg problemeve dhe më pas të shikojmë se çfarë do të sjellim në shtëpi. Objektivi është të fitoj, por mbi të gjitha duhet të bëjmë një garë të pastër dhe të shfrytëzojmë në maksimum të gjitha mundësitë që do të kemi”, tha në fund Raikkonen.
Top Channel