Muzeu i Lidhjeve të Prishura, atje ku çdo pasion ka spektatorin e vet

13/04/2018 11:33

“Çdo pasion, padyshim, ka spektatorin e vet”, shkruante Roland Barthes. Kjo është posaçërisht e vërtetë, shkruan Leslie Jamison, kur vjen puna te Muzeu i Lidhjeve të Prishura, i cili ndodhet në Kroaci dhe është kthyer në një nga atraksionet turistike më të njohura në Zagreb.

Kur Muzeu i Lidhjeve të Prishura u hap për herë të parë si një ekspozitë e përkohshme në vitin 2010 asnjeri nga organizatorët e kësaj ekspozite nuk besonte se kujtimet e lidhjeve të dështuara do të ishin aq jetëgjatë dhe do të ngjallnin aq shumë . Që atëherë kjo ekspozitë ka gjetur “strehën” e përhershme në Los Anxhelos dhe në Zagreb. Në Muze gjen objekte nga më të ndryshmet nga njerëz të zakonshëm, objekte që kanë patur një domethënie për ta e që tani nuk duan t’i kenë më pjesë të kujtimeve të tyre.

Së fundmi drejtuesit e Muzeut si në Los Anxhelos dhe në Zagreb kanë hapur dhe një sektor të ri të ekspozeve në Muze; atë të “ndarjeve digjitale”, ku në një ekran të madh shfaqen sms, mesazhe në Whats App, e-maile, etj, etj.

Sot në ” Wake Up” folëm për ” Muzen e Ndarjeve” me psikologen Belioza Çoku dhe me artistin, Florian Binaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA