Hamilton rikonfirmohet edhe në sesionin e dytë të provave të lira, duke fituar duelin me Raikkonen me vetëm 7 të mijëtat.

Në Kinë do të jetë një përballje e fortë Mercedes-Ferrari dhe këtë e konfirmojnë kohët e pilotëve në sesionet e provave të lira. Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.33.482, duke garuar me gomat soft dhe ultrasoft.

Me vetëm 7 të mijëtat pas tij u rendit Raikkonen, që zhvilloi të njëjtin numër xhirosh si Hamilton (26).

Koha e tretë sërish nga Bottas, me vetëm 33 të mijëtat nga Hamilton. Vettel kishte kohën e katërt më të mirë, 1 të dhjetën më ngadalë sesa Hamilton.

Në këtë sesion, ashtu si edhe paraardhësin, pilotët janë ndeshur edhe me një erë të fortë në pistë. Shumë pilotë kanë gabuar në interpretimin e xhirove, duke dalë nga pista.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA