Shpërdorim detyre, pezullohet kryeinspektori i IMT-së Durrës
10/04/2018 16:29
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Artur Çela është akuzuar zyrtarisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjykata e Durrësit, pas kërkesës së dorëzuar nga Prokuroria e këtij qyteti, ka vendosur këtë të martë masën e sigurimit personal të pezullimit të ushtrimit të një detyre a shpërblimi publik.
Atij iu ndalua gjithashtu të qëndrojë në ambientet e IMT-së Durrës.
Top Channel