Nico Rosberg kthehet në pistë. Piloti gjerman, i cili u tërhoq nga Botërori i Formula 1 në fund të vitit 2016, pasi fitoi titullin botëror do të jetë në E-Prix të Berlinit, në Botërorin e Formula E, për të testuar makinën Gen2, në datën 19 maj.
“Është një ëndërr për mua që do të zbres në pistë në vendin tim, përpara tifozëve të mi. Nder për mua që të testoj makinën Gen2 të Formula E”, deklaroi Rosberg.
Piloti gjerman, i cili është edhe aksioner në Formula E, do të jetë piloti i parë që do të testojë përballë publikut këto makina që u prezantuan në muajin maj në Sallonin e Automjeteve të Gjenevës, të mbajtur në muajin mars.
“Makinat elektrike më interesojnë shumë. Mendoj se kanë shumë potencial për të pasur një impakt pozitiv në shoqërinë e planetin tonë. Për këtë arsye besoj shumë të Formula E, duke pasur edhe kuota aksionesh në të”, u shpreh Rosberg.
Nico Rosberg, fillimisht do të realizojë në Berlin një spot prej 10 minutash, përpara se të nisë testimet e tij në E-Prix të këtij qyteti.
Top Channel