Lotus ka zbuluar një version special, që do të prodhohet vetëm në 25 modele, të makinës Exige Cup 430 Type 25, që është frymëzuar nga njëvendëshja e kësaj marke, e cila në vitet ’60 u shpall kampion në Formulën 1.

Ky mjet do të kushtojë rreth 150 000 euro dhe përfaqëson filozofinë e atyre makinave fituese: i lehtë, shasi sportive dhe shumë aerodinamik.

Nga 0 në 100 km/h kjo makinë shkon për 3,3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 290 km/h.

Për t’u përmendur është fakti që Lotus Exige Cup 430 Type 25 do të prodhohet vetëm me kuti marshi manuale.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA