Provat e ADN-së kanë treguar se një numër i vogël i meshkujve të fuqishëm kanë sjellë miliona pasardhës gjatë lindjes së bujqësisë.
Disa njerëz nga Azia Lindore, Afrika Perëndimore, Europian, Lindjes së Afërt dhe Afrikës së Veriut, kanë paraardhës të përbashkët që kanë jetuar rreth 5 mijë vjet më parë tregon një studim i fundit.
Sipas profesorit të gjenetikës në Harvard Medical School, David Reich, i cili ka përmbledhur kërkimet në një libër të ri “Kush jemi ne dhe si jemi këtu”, njerëz të fuqishëm në këtë periudhë kanë një “ndikim të jashtëzakonshëm” në popullimin e mëvonshëm të planetit.
Reich vuri theksin tek Genghis Khan, i cili udhëhoqi njerëzit në një zonë që shtrihet mes Kinës dhe Detit Kaspik, për të shpjeguar teorinë e tij.
Ai shpjegon se pasardhësit e liderit, të cilët jetuan gjatë shekullit të 11 dhe 12, krijuan një shoqëri që ka lënë një “ndikim gjenetik të jashtëzakonshëm në Euroazi”.
Një studim i 2003 ka shpjeguar se si një numër i vogël meshkujsh që kanë jetuar atë kohë kanë ndikuar fuqishëm në popullsinë që jeton aktualisht në Euroazi.
Studimi mbështetet në analizën e kromozomit Y, dhe arritën në përfundimin se një mashkull i vetëm që jetonte në atë kohë që jetonin Mongoli kanë lënë dhjetëra miliona pasardhës.
“Provat tregojnë se 8% e popullsisë mashkullore në tokat e Perandorisë Mongole kanë një sekuencë karakteristike të kromozomit Y, dhe një grup sekuencash të ngjashme që dallojnë vetëm nga disa mutacione të vogla”, thotë Reich.
Studiuesi e ka quajtur atë “Star Cluster”, duke reflektuar mendimin e një paraardhësi me një numër të madh pasardhësish.
Themeluesi i kësaj linje mendohet se ka jetuar mes 700 dhe 1300 viteve më parë, duke dhënë një numër mutacionesh të kromozomit Y. “Të dhënat koncidojnë me atë të Genghis Khan, duke menduar se ky kromozom i vetëm Y i suksesshëm të ketë qenë i tij”, shkruan Reich.
Por këto “Star Cluster” mund të gjenden gjithashtu dhe jashtë Azisë, siç përmend Reich, se është treguar se deri në 3 milionë njerëz sot vijnë direkt nga një paraardhës i përbashkët i cili ka jetuar në Irlandë 1500 vjet më parë.
“Star Clusters” u jep mundësi shkencëtarëve të studiojnë më shumë figurat historike,dhe japin informacion për ndryshimet sociale në të kaluarën, për të cilën shkencëtarët kanë shumë pak informacion.
Top Channel