Zgjedhjet në Hungari, Orban pret mandatin e radhës

08/04/2018 23:30

Shumica e qendrave të votimit janë mbyllur në Hungari dhe ka nisur numërimi i votave pas një pjesëmarrje rekord që mund të kërcënojë shumicën parlamentare të kryeministrit Viktor Orban.

Pas një fushate të zjarrtë elektorale gjatë së cilës kryeministri i djathtë e përshkroi veten si shpëtimtari i kulturës së krishterë hungarezë nga migrimi mysliman në Evropë, sondazhet i kishin dhënë avantazh të madh partisë së tij Fidesz.

Një fitore bindëse mund ta nxisë atë që të mbështesë edhe më shumë Aleancën e Evropës qendrore kundër politikave të BE për emigrimin, pasi Orban, kryeministri më jetëgjatë i Hungarisë pas komunizmit kundërshton integrimin më të thellë të bllokut.

Të dhënat zyrtare orët e fundit të votimit thonë se pjesëmarrja kaloi 68% më e larta gjatë 20 viteve të fundit. në vitin 2002, një pjesëmarrje e madhe, por jo sa kjo e çoi Orbanin në opozitë për 8 vjet.

Mediat vendase shkruajnë se rivalët politikë të kryeministrit e vlerësuan tej mase pjesëmarrjen e madhe në zgjedhje, duke pritur që ajo të jetë një surprizë e hidhur për Viktor Orban. Ndërsa votat numërohen, analistët tregohen të matur me parashikimit, por ende nuk ja mohojnë mandatin e tretë kryeministrit, megjithëse thonë se shumica me dy të tretat duket tashmë shumë e vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA