Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
15/17
Zweilwndermuseum Rodachtal Ndarja e Gjermanisë ndikoi thellësisht njerëzit që jetonin në zona rurale, larg qendrës së vëmendjes ndërkombëtare. Në “Zëeiländermuseum Rodachtal”, në kufirin mes Thuringias dhe Bavarisë, ka 10 muzeume në qiell të hapur përgjatë ish-kufirit, përfshi edhe ekspozitën kryesore që ndodhet në një shtëpi tipike të drunjtë. Këtu, vizitorët mund të zbulojnë rreth ngjarjeve që ishin sa dramatike, aq edhe përçarëse për popullsinë lokale, sikurse edhe gjithçka që mund të ketë ndodhur në Berlin. Fshatra të tërë të shkatërruar për t’i hapur rrugën fortifikimeve kufitare, si dhe “Aktion Ungeziefer” të vitit 1952, apo evakuimin masiv të detyrueshëm të qytetarëve të Streufdorfit, kundër të cilit ata u ngritën në revoltë.

Top Channel