Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
16/17
Baza e raketave Hombroich Nëse arti është në qendër të vizitave të tua, nëse do të dëshironit të shkonit në një ish-bazë ushtarake të NATO-s, mund të zgjidhni “Hombroich”-in pranë Neussit. E ndërtuar në vitin 1967 si pjesë e një rrjeti të ri bazash të mbrojtjes ajrore, ajo u bë funksionale për herë të parë nga forcat amerikane, e më pas nga ato belge, e në vijim nga njësia antiterrorizëm e Policisë Federale gjermane, e cila e përdori për pak kohë për stërvitje pas viteve 1990. Në vitin 1994, një koleksionues arti e bleu bazën, e tashmë është kthyer në padronin e saj. Ai është Heinrich Muller dhe e ktheu atë nga një bazë raketash në një vend kulture. Sallat, hangarët, e madje edhe kulla e vrojtimit u rinovuan me ndihmën e artistëve dhe arkitektëve si Erwin Heerich, Tadao Ando dhe Alvaro Siza. Sot, artistë të arteve vizuale, shkrimtarë dhe kompozitorë nga e gjithë bota “jetojnë” e punojnë në ish-bazën e raketave, e cila është e hapur për publikun, me ekspozita e shfaqje të ndryshme.

Top Channel