Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
14/17
Pattonville Ky është një shembull i asaj sesi janë ricikluar pas Luftës së Ftohtë disa prej vendeve të përdorura dikur nga Forcat Ajrore amerikane, si kazerma. “Pattonville” është një zonë e madhe strehimi e ndërtuar nga ushtria amerikane në veri të Stuttgartit, si pjesë e “Komitetit Ushtarak të Stuttgartit”, dhe është quajtur kështu bazuar mbi emrin e gjeneralit amerikan të Luftës së Dytë Botërore, George S. Patton. Nga viti 1955 deri në 1992, “Pattonville” shërbeu gjithashtu si seli e Shkollës Amerikane të Stuttgartit, ku studionin deri në 1.200 studentë. Dikur e rrethuar nga tela me gjemba dhe pika kontrolli, zona iu rikthye qeverisë gjermane në vitin 1994 dhe u hap si mundësi akomodimi për popullsinë lokale. Rrugët aty kanë marrë emrat e shteteve amerikane, ndërsa pista ajrore pranë saj është kthyer në bazë për helikopterët e ndihmës së shpejtë.

Top Channel