Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
13/17
Pika e vrojtimit “Alpha” Nuk ekzistonin vetëm roje kufitare nga RDGJ-ja, që mbikëqyrnin zonën perëndimore nga kullat e vrojtimit, por edhe Perëndimi kishte të tilla kundrejt Lindjes. Një prej këtyre pikave të vrojtimit është ende e qasshme. Ajo quhet “Observation Post Alpha”, e ndodhet mes Rasdorfit në Hesse dhe Geisas në Thuringia. Kjo pikë vrojtimi shihte mbi të famshmen “Fulda Gap”, një prej rrugëve kryesore e potenciale të invazionit nga trupat e Paktit të Varshavës. Ajo doli jashtë funksionit në vitin 1991, e tashmë strehon një muze, një replikë të pikës së vrojtimit, një rrip të ish-kufirit të RDGJ-së, sikurse edhe disa mjete ushtarake. Aty ka edhe një qendër për vizitorët.

Top Channel