Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.
Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.
Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?
Muzeumi hekurudhor “Probstzella”
“Perdja e hekurt” nuk ndikoi vetëm te këmbësorët dhe autostradat, por edhe te hekurudhat. Stacioni “Probstzella” në Thuringia, edhe pse teknikisht jo në Gjermaninë Perëndimore, ishte pikërisht vendi ku ndaleshin pjesa më e madhe e udhëtimeve me tren nga perëndimi. E përdorur si pikë kontrolli kufitar e RDGJ-së nga viti 1949 deri në 1990-s, afro 20 milionë udhëtarë u kontrolluan aty dhe shpesh u arrestuan. Ajo është ende një stacion funksional dhe pikat e papërcaktuara (pa betonizim) të kontrollit kufitar të përtej 1885-s strehojnë tashmë muzeun hekurudhor të RDGJ-së. Në ekspozitë mund të gjesh informacione mbi regjimin e RDGJ-së, kufizimet e transportit hekurudhor mes Lindjes dhe Perëndimit, si dhe përpjekjet e pafundme për arrati përmes kësaj pike.
Top Channel