Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
11/17
Grenzhus Schlagdorf Kufiri i brendshëm gjerman ndau gjithashtu pjesët veriore të vendit. “Grenzhus Schlagdorf” (shtëpia kufitare Schlagdorf) ndodhet pranë Lübeckut. Memoriali dhe muzeumi përmban një seksion të ish-kufirit të brendshëm gjerman mes Detit të Zi dhe lumit Elba. Në vend që të fokusohen mbi perspektivën e njërës palë, vizitorët mund të gjejnë këtu përshtypje dhe eksperienca të qytetarëve të Gjermanisë Perëndimore, rojeve kufitare të Gjermanisë Lindore, madje edhe të refugjatëve të RDGJ-së.

Top Channel