“Gomorrah” rikthehet në Top Channel me sezonin e dytë

05/04/2018 18:48

Ai është filmi serial italian më i suksesshëm i viteve të fundit. I bazuar në librin me të njëjtin titull, “Gomorrah” të Roberto Savianos, bashkëprodhim i “Sky Atlantic”, “Fandango”, “Cattleya” dhe “Beta Film”, ai është shitur në mbi 120 territore në të gjithë botën.

Pas suksesit të sezonit të parë, premierë ekskluzive e Top Channel në Shqipëri, shumë shpejt do të vijnë në transmetim episodet e sezonit të dytë. Një serial i transmetuar edhe në SHBA, një ngjarje unike për një prodhim italian, në të cilin shumica e aktorëve janë të panjohur.

Ai është është transmetuar nga Britania e Madhe në Gjermani, nga Franca në vendet nordike, e deri në Amerikën Latine. Por jo vetëm kaq! I vlerësuar nga media ndërkombëtare si një serial tejet i suksesshëm kudo që është transmetuar, “Gomorrah” u prit me ovacione në premierën e tij në Amerikën e Veriut, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos.

Emrat e aktorëve, edhe pse të panjohur më parë, janë ngulitur në mendjet e të gjithë shikuesve të ekranit të Top Channel. Marco D’Amore (Ciro di Marzio), Fortunato Cerlino (Pietro ‘Don Pietro’ Savastano), Salvatore Esposito (Gennaro ‘Genny’ Savastano), Maria Pia Calzone (Immacolata ‘Imma’ Savastano), Cristiana Dell’Anna (Patrizia), Christina Donadio (Scianel), Marco Palvetti (Salvatore Conte), etj.

Zhvillimet e reja, ju ftojmë t’i ndiqni në ekranin e Top Channel, çdo të hënë e të martë nga ora 21:00, duke filluar nga e hëna e 16 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA