Fernando Alonso ka besim se makina McLaren mund të luftojë për 3 vendet e para në Çmimin e Madh të Bahreinit, garë që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Në konferencën për shtyp përpara garës, piloti spanjoll deklaroi se “makina ka potencial”.
“Në Australi kapëm një vend të pestë, por të mos harrojmë që të dyja makinat Haas e braktisën garën dhe pati një dalje të makinës së sigurisë. Nëse i marrim maksimumin makinës që kemi, mund të luftojmë me më të mirët”, theksoi dy herë kampioni i botës.
“Mendoj se me të parët (Mercedes dhe Ferrari) kemi hendek të madh, por në 5 garat e ardhshme do të mundohemi ta zvogëlojmë këtë hendek. Nuk pres të luftoj për titullin, por në disa gara besoj se do të luftoj për podiumin, ndërsa pres që të përfundoj shpesh në vend të pestë e të gjashtë”, shtoi Alonso.
Top Channel