Rama ndërmjetësues tek Erdogan? “Gylenistët” sjellin Thaçin në Tiranë

03/04/2018 17:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci erdhi në Tiranë për një vizitë jozyrtare, në qendër të së cilës mësohet se është marrëdhënie e ndezur mes Prishtinës dhe Ankarasë.

Vizita informale dhe dreka në një restorant të Tiranës, në fakt fshihte një çështje shumë më formale dhe të rëndësishme. Thaçi u takua për rreth një orë me Kryeministrin Edi Rama, i cili thuhet se ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për rekuperimin dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas ndalimit dhe ekstradimit të disa qytetarëve turq në Kosovë, që akuzohen nga autoritetet turke si gylenistë, pjesë e rrjetit që organizoi grushtin e shtetit në Turqi.

Rama dhe Thaçi kanë preferuar të takohen jo në zyrën e Kryeministrit, por pak metra më tutje, në ambientet informal dhe kokë më kokë.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan dhe si President i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e shërbimit informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplajse ballore me Presidentin Turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.

Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA