
22/02 16:36
Disa ditë më parë, modelja Amber Rose fshiu të gjitha postimet e saj nga rrjeti social Instgram, por jo vetëm.
Amber gjithashtu hoqi të gjithë miqtë nga Instagrami dhe tashmë ajo nuk ndjek më asnjë.
Por duket se kjo gjendje e saj ka zgjaur vetëm pak ditë, pasi tashmë modelja, e cila disa muaj më parë iu nënshtrua operacionit për zvogëlimin e gjoksit, është bërë sërish aktive në këtë rrjet social.
Pak orë më parë ajo ka publikuar një video, teksa ecën në rrugë.
Në video, Amber shfaqet e veshur me rroba sportive, dhe ekspozon kryesisht gjoksin e saj, me përmasa disa herë më të vogla.
Top Channel