Berisha reagon ashpër: Të ngrihemi të gjithë ndaj taksave të klikës në pushtet

31/03/2018 16:50

Mjaft i ashpër reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, ku në një status në profilin e tij në Facebook e nis me: “Përgjigje barbarëve!”.

Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen fuqishëm në solidaritet mbarëkombëtar ndaj taksave të kryeministrit Rama.

Statusi i plotë i Sali Berishës:
Pergjigje barbareve!

Shqiptaret e vetem barbare jane: Noriega dhe Fatziu i tij!

Miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njeri pas tjetrit fytyre nxire, shpallen ‘barabare’ protestuesi lumjane qe po mbronin sot interesin kombetar ndaj plaçkes Rama ne Rrugen e Kombit, duke treguar keshtu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve te thjeshte qe me guxim mbrojne interesin kombetar.

Me kete rast, ne emer tuaj miq, le t’u bejme thirrje mbare qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne solidaritet mbare kombetar ndaj takasve te klikes ne pushtet dhe le ti themi Rames dhe Fatzi Droges se barbaret e vetem ne Shqiperi jeni ju dhe se mos guxoni te vazhdoni terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, se fati i eterve tuaj mizor se shpejti ju pret!!

Top Channel