Turneu Masters i Majemit ka mësuar emrat e tenistëve çerekfinalistë të tij.
Juan Martin Del Potro vazhdon rrugëtimin, duke u kualifikuar mes 8 më të mirëve pasi mundi tenistin serb Filip Krajinoviç me rezultatin 2-0. Argjentinasi zhvilloi një lojë shumë të mirë në këtë përballje dhe i fitoi setet me rezultatin 6-4 dhe 6-2 dhe si kundërshtar të radhës do të ketë Milos Raoniçin, me këtë të fundit që mundi francezin Jeremy Chardy me rezultatin 2-0. Tenisti kanadez ishte superior ndaj francezit dhe arriti t’i fitojë këto dy sete me rezultatin 6-3 dhe 6-4.
U kualifikua për në çerekfinale edhe Borna Coriç, i cili eliminoi Denis Shapovalovin, duke e mundur 2-1. Kroati fitoi setin e parë me “tiebreak” 7-6, por humbi të dytin 4-6. Në setin final, Coriç u shfaq më mirë sesa rivali i tij dhe e fitoi këtë fraksion 6-4, për të shkruar emrin mes 8 më të mirëve të evenimentit. Në çerekfinale, Borna Coriç do të përballet me Alexander Zverev. Tenisti gjerman eliminoi në 1/8 e finaleve australianin Nick Kyrgios me rezultatin 2-0. Zverev, numri 5 i botës, u shfaq më mirë sesa Kyrgios, duke i fituar të dyja setet me të njëjtin rezultat: 6-4.
Supriza e ditës në Turneun Masters të Majemit ishte eliminimi i Çiliçit nga amerikani John Isner. 7-6 dhe 6-3 rezultati i ndeshjes.
U kualifikuan edhe Chung e Carreno Busta, të cilët mundën respektivisht Souzën dhe Fernando Verdascon.
Top Channel