Ndërthurja e lojtarëve të rinj me ata më me eksperiencë nuk ka funksionuar në miqësoren me Norvegjinë.

Veç kësaj, thuajse një pjesë e madhe e lojtarëve, me pak, apo me më shumë ndeshje në Kombëtare, po kalojnë një periudhë jo të mirë në klubet e tyre, pasi po aktivizohen shumë pak.

Pikërisht kjo gjëndje jo e mirë fizike ka qenë edhe shkaku për paraqitjen e dobët ndaj Norvegjisë, edhe për vet protagonistët.

“Besoj se është një rast që ndodh në futboll, që të jemi pak dobët fizikisht dhe të mos japim 100% gjatë ndeshjes”, tha Elseid Hysaj, mbrojtës kuqezi dhe i Napolit.

“Kemi qenë disi të lodhur fizikisht, ndërsa ata ishin më të qëndrueshëm dhe më të fortë sesa ne. Besoj se edhe terreni i fushës dhe shiu ndikoi në lodhjen edhe më të madhe dhe më të shpejtë për ne. Besoj se skemat që kemi studiuar gjatë javës nuk kanë funksionuar siç kemi menduar”, tha Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi që aktivizohet me Hamburgun.

“Na mungoi disi lidhja e mesfushës me repartin e sulmit, pikërisht e lojtarit lidhës mes mesfushës dhe sulmuesve gjatë aksioneve tona”, theksoi Armand Sadiku, futbollist që militon në La Liga me Levanten.

“Ishin kushte shumë të vështira, disa lojtarë nuk kanë minuta në këmbë dhe besoj se ky ishte shkaku që nuk arritëm një rezultat pozitiv”, deklaroi Grezda.

“Sot nuk ishim mirë në aspektin fizik, gjë që u pa në ndeshje. Nuk ishim vendosur mirë në fushë, kishim pak frikë, por gjëra që ndodhin nëpër miqësore. Më mirë që ndodhi në miqësore dhe jo në ndeshje zyrtare”, u shpreh portieri i Lacios, Thomas Strakosha.

Kjo është një nga periudhat më të vështira për lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Më poshtë kemi një klasifikim që tregon lojtarët me më shumë minuta, pavarësisht klubeve dhe kampionateve ku ata aktivizohen.

Rekordin e mbajnë Strakosha dhe Hysaj, për t’u pasuar nga Ramadani e Qaka, e kështu me radhë.

Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk aktivizohen as në 50% të ndeshjeve sezonale, gjë që tregon pikënisjen e një problemi të madh për Panuccin, aq më tepër kur ai vet pranon se kjo është lista e lojtarëve që ai do të përfshijë edhe në vazhdim, për ndeshjet e Ligës së Kombeve, apo kualifikueset e Europianit, ku ai ka si objektiv kualifikimin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel