Kombëtarja do të luajë sot në Elbasan Arena ndeshjen e parë miqësore për vitin 2018 dhe trajneri Panucci, me gjithë përpjekjet e tij nuk ka mundur të mbajë shumë sekrete për formacionin që do të nisë ndeshjen.

Ashtu siç edhe konfirmoi në konferencën për shtyp, italiani ka bërë dy zgjedhjet që kishte në pikëpyetje. Në portë është i sigurt vendi për Tomas Strakoshën, me Berishën që ka qenë me probleme gjatë javës. Dhe Ramadani do të luajë përpara mbrojtjes, pas dëmtimit të Sabien Lilajt.

Pjesa tjetër skuadrës është zbuluar gjatë stërvitjes së fundit: kështu Arlind Ajeti ka mbajtur një jelek të gjelbër gjatë kësaj seance, duke treguar se ka fituar balotazhin me Gjimshitin për një vend titullari në qendër të mbrojtjes përkrah Mavrajt. Në të djathtë nuk ka dyshime për Elseid Hysaj, ndërsa në të majtë hapësirë do të ketë Naser Aliji.

Mesfusha është reparti që ka më pak mundësi manovrimi, duke qenë se edhe një pjesë e futbollistëve nuk kanë gëzuar formë të mirë fizike. Kështu së bashku me Ramadanin nga minuta e parë pritet të jenë në fushë Taulant Xhaka e Kamer Qaka.

Për sulmin Panucci ka më shumë siguri, me Armando Sadikun që preferohet përpara Bekim Balajt dhe Sokol Cikalleshit, ndërsa në të dy krahët konfirmohen Eros Grezda dhe Odise Roshi.

Takimi mes Shqipërisë dhe Norvegjisë do të luhet në orën 19:00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA