Nga erërat e fuqishme të këtyre dy ditëve të fundit në masivin pyjor të pishave të buta në Grykën e Këlcyrës janë shkulur e thyer mbi 100 pisha.

Disa pisha kanë rënë edhe mbi rrugën nacionale dhe disa të tjera janë gati për t’u rrëzuar.

Nga kjo furtunë e pazakontë në këtë zonë turistike nuk ka shpëtuar edhe një makinë e parkuar në rrugë, që është goditur nga një trung pishe i rrëzuar natën.

Ky pyll është 60-vjeçar dhe një situatë e tillë në këtë masiv nuk ka ndodhur asnjëherë.

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA