“Lojtari me më shumë ndeshje do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar”, deklaroi Panucci në prag të fillimit të grumbullimit të Shqipërisë në Durrës, ndaj kjo e drejtë i takon Odise Roshit.

Mesfushori fierak shoqëroi trajnerin italian në konferencën për shtyp në prag të takimit të nesërm miqësor dhe vlerësoi faktin që iu besua shiriti i kapitenit.

“Shiriti i kapitenit është një vlerësim për mua dhe një motivim më shumë për të dhënë më të mirën. Nuk mund të them se kam emocione, pasi në kombëtare jemi të gjithë të rëndësishëm dhe këtë herë më takoi mua, në ndeshje të tjera, mund ta mbajë dikush tjetër shiritin. Unë kapiten gjithmonë? Pse jo. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për kombëtaren dhe kam dhënë më të mirën time, si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje”, deklaroi Roshi.

Sulmuesi fierak vlerësoi përgatitjet e skuadrës gjatë këtyre ditëve, teksa evidenti edhe atmosferën shumë të mirë dhe të ngrohtë në ekip.

“Kemi zhvilluar një stërvitje shumë intensive këto ditë dhe besoj se na ka ndihmuar për të përmirësuar formën, por edhe bashkëpunimin në fushë. Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë, ndërsa lojtarët e rinj kanë sjellë është më shumë cilësi, ndaj besoj se rritja e konkurrencës do të na shërbejë edhe më shumë”, tha anësori.

Sa i përket takimit me Norvegjinë, Roshi vlerësoi forcën e kundërshtarit, por tha se Shqipëria do të synojë të marrë fitoren në këtë takim.

“Norvegjia është një skuadër mjaft cilësore dhe duhet të japim 100% për të fituar. Është një test mjaft i mirë për ne, pasi bëhet fjalë për një skuadër të të njëjtit nivel”, u shpreh Odise Roshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA