Humbja e pësuar me Sllovakinë 3-2 i djeg ende trajnerit të Kombëtares U21 Alban Bushi. Ky i fundit në analizën që i bëri ndeshjes theksoi se mungesat e Ramadanit dhe Abazajt ndikuan jo pak në skuadër.

“Mungesat ishin të rëndësishme sidomos ata të Ramadanit dhe Abazaj në mesfushë pasi ishin grumbulluar në Kombëtaren A. Me ta në fushë gjërat do të ishin ndryshe”, tha Alban Bushi, trajner i kombëtares U21.

Më pas Bushi deklaroi se humbja ndaj Sllovakisë erdhi për gabime individuale të mbrojtësve.

“Mendoj se humbëm për shkak të gabimeve individuale jo kolektive kjo sepse futbollistët në këtë repat kishin shumë pak minuta në këmbët e tyre. megjithatë jam i kënaqur se ata dhanë maksimumin e tyre. Këto kohet e fundit repartin e mbrojtjes e kemi problematike. e Dinim që do të kishim probleme”, theksoi Bushi.

Përkrah bushit në konferencën për shtyp ishte Rei Manaj, autori i dy golave për Shqipërinë në sfidën me Sllovakinë që u shfaq optimist për ndeshjen e kthimit.

“Kemi një ekip shumë të mirë, por që na ndoqi tersi dhe humbëm ndeshjen me Sllovakinë Në sfidën e kthimit do të kërkojmë të të marrim 3 pikët”, tha Manaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA