Ai është një nga vullkanet më aktivë të Europës, ndodhet në Jug të Italisë, por duket se “po e përpin” pak nga pak deti.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se i gjithë mali i Etnës, që ndodhet në lindje të ishullit të Siçilisë në Itali, por zhvendoset drejt Mesdheut me një normë prej 14 mm në vit.

Ekipi studiues i udhëhequr nga britanikët thekson më tej se situata kërkon një monitorim të kujdesshëm, pasi mund të sjellë rritjen e rreziqeve nga Etna në të ardhmen.

Gjetjet e tij, grupi i ka publikuar në revistën “Buletini i Vullkanologjisë”.

“Nuk besoj se ka arsye për të dhënë alarmin për momentin, por kemi të bëjmë me diçka për të cilën duhet të mbajmë sytë hapur, veçanërisht për të parë nëse do të ketë ndonjë përshpejtim të kësaj lëvizjeje”, thotë autori kryesor i studimit, Dr. John Murray, për BBC-në.

Gjeologu i “Open University” ka kaluar thuajse gjysmëshekulli duke studiuar vullkanin më të madh të Europës. Gjatë kësaj kohe, ai kishte krijuar një rrjet stacionesh “GPS” të precizionit të lartë përreth malit, për të monitoruar sjelljen e tij.

Ky lloj instrumenti është i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve milimetrike sa i përket konit vullkanik. E pas grumbullimit të të dhënave për 11 vite, tashmë është e qartë – thotë ai, – se mali po rrëshqet drejt lindjes dhe juglindjes, ose thënë ndryshe drejt qytetit bregdetar të Giarres, rreth 15 km më larg.

Etna, në thelb, po rrëshqet drejt një shpati të butë me 1-3 gradë. Kjo ndodh sepse mali ndodhet mbi një bazë sedimentesh të dobëta.

Dr. Murray dhe kolegët e tij theksojnë gjithsesi se një sjellje e tij është e rrallë dhe mund të marrë disa shekuj, ndoshta edhe mijëra vite, për të avancuar drejt një faze kritike.

Top Channel