Një futbollist shqiptar ishte ai që gjunjëzoi Greqinë në një nga miqësoret e zhvilluara në këtë datë të lirë nga FIFA, në Athinë.
Blerim Xhemaili shënoi një gol spektakolar ndaj helenëve, në përballjen që Zvicra fitoi 0-1 në transfertë. Rrjeta e futbollistit nga Tetova meritoi edhe duartrokitjet e tifozëve grekë.
E fundit mes të mëdhave në këtë natë të magjishme futbolli ndërkombëtar ishte Franca. “Gjelat” e Didier Deschamps, edhe pse kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 26 minutave, pas golave të shënuar nga Giroud dhe Lemar, në fund dolën me kokën ulur nga “Stade de France”, pasi u mposhtën 2-3 nga Kolumbia.
Për kombëtaren nga Amerika Latine shënuan Muriel, Falcao dhe Quintero, ky i fundit me penallti 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, duke i dhënë kështu një goditje përgatitjeve të francezëve, që ndonëse nuk janë pretendentë kryesorë për Botërorin e Rusisë, me përbërjen që kanë futen padiskutim mes skuadrave më të frikshme, e një surprizë prej tyre nuk është e pamundur.
Top Channel