Serena Grandi ka qenë një nga femrat më seksi të kinemasë dhe ekranit në Itali në vitet 80-90, e prezantuar nga regjisori i famshëm Tinto Brass, në filmin Miranda.

Serena Grandi me fizikun e saj shumë tërheqës për kohën ishte modeli i femrës joshëse dhe provokuese, që kalonte jetën e saj mes dashurive dhe tradhëtive. Filmat e saj ishin më të famshmit për kohën, ndërsa shumë regjisorë e kishin ëndërr të punonin me të. Filma “Rimini Rimini”, “Zonja e natës”, ‘Teresa’, etj ishin filmat kult të atyre viteve.

Pas pjesëmarrjes në disa programe televizive në vitin 1998 u rikthye në kinema, sërish me Tinto Brass në filmin ‘Monella’, e më pas me “Radiofreccia”. Në vitin 2003 u arrestua për çështje droge, por u lirua përpara nisjes së procesit gjyqësor. Sot mediat italianë e kujtojnë në 60 vjetorin e saj lindjes, sigurisht larg shkëlqimit të dikurshëm, e dorëzuar përpara moshës.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel