Antonio Conte dhe e ardhmja e tij: Te Napoli jam mirë dhe dua të vazhdoj, por…
Norvegjia do të vijë në Shqipëri me një moral të lartë, pasi ka mposhtur në një tjetër ndeshje miqësore Australinë pjesëmarrëse në Botëror, me rezultatin 4-1.
Kombëtarja nordike e pa veten shumë shpejt në disavantazh të një goli, kur “kangurët” shënuan në minutën e 19 me anë të Jackson Irvine, që aktivizohet me Hull Cityn në kategorinë e dytë angleze, Championship.
Norvegjezët do të reagonin brenda pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 1-1, me autor goli Ola Kamara. Por, 28-vjeçari që luan me LA Galaxy në MLS-në amerikane nuk do të ndalej me kaq, pasi do të shënonte edhe dy herë të tjera në 45-minutëshin e dytë, pasi Norvegjia kishte kaluar më herët në avantazh 2-1.
Golin e dytë për vendasit e drejtuar nga suedezi Lars Lagerback e shënoi Reginiussen, e atë do ta pasonte dygolëshi i Kamarasë në minutat 57 dhe 92.
Top Channel