Kombëtarja U-21 e ka mbyllur në avantazh pjesë e parë të takimit eliminator për finalet e evropianit të futbollit të kësaj moshe.

Në takimin që po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, të besuarit e Alban Bushit kanë dominuar 45 minutat e para, madje janë treguar superiorë, kur me anë të sulmuesit Rei Manaj gjetën edhe rrugën e rrjetës, një minutë para mbylljes së pjesës së parë.

Shqipëria ndodhet në grupin e dytë eliminator së bashku me Spanjën, Irandën e Veriut, Islandën, Sllovakinë dhe Estoninë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA