Përfaqësuesja franceze ka nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore me Kolumbinë dhe Rusinë. Sigurisht mes futbollistëve të Didier Deschamps është edhe Paul Pogba.
Mesfushori francez kohët e fundit është në shënjestrën e kritikave për rendimentin e tij në këtë sezon me Manchester United, duke shkaktuar edhe probleme në raportet mes tij dhe trajnerit Mourinho, me portugezin që në ndeshjen me Brightonin e aktizivizoi Pogba si zëvendësues.
Deschamps e dha opinionin e tij në lidhje me situatën që po përjeton mesfushori francez, që është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e Manchester United. “Kjo është një situatë që Pogbasë nuk i pëlqen dhe duhet të ketë shumë arsye – tha Deschamps – ai nuk mund të jetë i kënaqur me atë që po bën në atë skuadër”.
Deschamps theksoi se ajo që po përjeton Pogba mund t’i ndodhë çdo futbollisti tjetër dhe se ai ka interes për këtë temë, jo sepse bëhet fjalë për mesfushorin, Deschamps theksoi se ai do të flasë me çdo lojtar që do të jetë në situatë të ngjashme me atë të Pogbasë.
Top Channel